Policia aksion kundër narkotikëve në Podujevë, shtatë të arrestuar

Shtatë persona janë arrestuar këtë të shtunë në Podujevë, pasi Policia e Kosovës ndërmori një aksion së bashku me Prokurorin e Shtetit.

Informatat e siguruara në  rrugë operative, kanë mundësuar që hetuesit  të identifikojnë një lokacion në fshatin Shtedime, ku dyshohej për veprimtari të paligjshme me substanca narkotike.

Policia ka bërë të ditur se arrestimi i krye në një shtëpi, të gjithë shtetas të Shqipërisë, në mesin e tyre pesë gra dhe dy burra.

Ndërsa, në vendngjarje përveç një sasie të konsiderueshme të substancave narkotike, është gjetur edhe aparaturë e përshtatur për tharjen e bimëve narkotike.

“Në asistim të njësisë së hetimeve kanë marrë pjesë edhe njësitë intervenuese, ndërkohë që pas arrestimit të personave të dyshuar në vendngjarje janë ftuar edhe zyrtarët nga  njësiti antidrogë, në koordinim me të cilët do të  ndërmerren veprimet e mëtejme”, thuhet në njoftim.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…