Ka mbetur më pak se një orë para se të fillojë dueli mes kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Serbisë.
‘Kuqezinjtë’ do të përballen me Serbinë në Leskovc në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Para fillimit të kësaj ndeshje tashmë po qarkullon një video nga zhveshtorja e Shqipërisë.
Aty shihen lojtarët teksa po bëjnë përgatitjet e fundit para ndeshjes dhe këtë e bënin nën ritmin e këngëve të Ilir Shaqirit.
Lojtarët e Shqipërisë dëgjojnë këngët e Ilir Shaqirit para ndeshjes
Kjo ndeshje para se gjithash do të jetë shumë e rëndësishme për lojtarët jo vetëm në aspektin profesional por edhe në atë emocional.
Kujtojmë se në takimin e fundit mes këtyre dy kombëtareve të zhvilluar në Tiranë, ndeshja kishte përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.