Disa orë para hapjes së vendvotimeve, Hekuran Murati bën fushatë me pare të shtetit, rrit asistencën sociale 20%

Në prag të zgjedhjeve të 12 tetorit, Kurti dhe ministrat e tij në detyrë s’po e kursejnë buxhetin e shtetit të Kosovës për të shpërndarë para nëpër shtresat e ndjeshme, si studentët dhe ata që janë me asistencë sociale.

Hekuran Murati, ministër në detyrë i Financave, ka thënë se nga muaji tetor, asistenca sociale do të rritet për 20 %.

Gjithashtu në kuadër të kësaj fushate në prag të zgjedhjeve të 12 tetorit, Murati ka thënë se me Qeverinë Kurti III do të ketë lajme të mira për fëmijët, pensionistët, veteranët e UÇK-së dhe për pagën minimale.

VIDEO

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…