• Sat. Oct 11th, 2025

Cana tregon se pse dallon loja e sontme në Serbi nga ajo e 11 vjetëve më parë

Bykfvanews

Oct 11, 2025

Ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka bërë një krahasim mes ndeshjes Serbi-Shqipëri të luajtur më 2014 me atë që pritet të luhet sonte.

Ai fillimisht u ndal te rëndësia e tri pikëve të cilat, sipas tij, duhet t’i synojë Shqipëria.

“Duhet të synojmë të fitojmë, sepse vetëm fitorja na jep një pozicion dhe një shans të mirë. Ekipi kombëtar ka luajtur edhe në Kampionate Evropiane, dhe presioni i rezultatit është i jashtëzakonshëm në këto raste. Kjo ndeshje, përveç rëndësisë sportive, mbart edhe një ngarkesë të madhe emocionale për shkak të ndjenjave që përfshin”, ka deklaruar ai.

Cana më pas tregoi se pse pritet më shumë lojë në takimin e sontëm se nga ai i 11 vjetëve më parë, i cili ishte ndërprerë dhe nga ku Shqipëria kishte fituar tri pikë në tavolinë.

“Në krahasim me 10 vjet më parë, sonte nuk jemi në një stadium si në Beograd përballë 30 mijë tifozëve serbë. Ajo atmosferë atëherë i shtonte edhe më shumë emocionet dhe presionin. Mendoj se zgjedhja e stadiumit këtë herë i jep më shumë hapësirë lojës dhe krijon më shumë mundësi për të shfaqur një lojë të mirë”, ka shtuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *