Aksident me fatalitet në Mitrovicë, humb jetën një 55-vjeçar – lëndohen katër të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:42 në rrugën “Liqeni” në në Mitrovicën e Jugut, ku pas një aksidenti mes dy veturave, një person ka humbur jetën si dhe janë lënduar katër të tjerë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës, i cili bëri të ditur se personi që ka humbur jetën është një 55 vjeçar.

“Në këtë aksident janë përfshira dy vetura,

si pasojë e aksidentit ka humbur jetën viktima m/k/sh rreth 55- vjeçar, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe katër persona tjerë.”, tha ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…