Zelensky thotë se do ta nominojë Trumpin për Nobel nëse ia siguron armëpushimin!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do ta nominonte presidentin amerikan, Donald Trump, për çmimin Nobel të Paqes.

Por, Zelensky ka thënë se këtë do ta bënte nëse Trumpi do ta siguronte armëpushimin në Ukrainë.

“Nëse Trumpi i jep botës – mbi të gjithë, popullit ukrainas – mundësinë për një armëpushim të tillë, atëherë po, ai duhet të nominohet për çmimin Nobel të Paqes. Do ta nominojmë në emër të Ukrainës”, ka thënë ai.

Zelensky ka punuar fuqishëm që ta fitojë mbështetjen e Trumpit, dhe duket se e ka hapur rrugën. Raketat Tomahawk kërkohen nga Kievi pasi besohet se këto armë amerikane mund të shkaktojnë dëme serioze në Rusi, transmeton KFVA.

Trumpi ka dhënë sinjale se është i hapur për ofrimin e tyre.

Trumpi ka thënë se ai e meriton çmimin Nobel, duke insistuar se ka siguruar një numër marrëveshjesh të paqes.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…