Të premten përpjekja e 60’të për konstituuimin e kuvendit

 

 

Të premten me fillim nga ora 10 do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive në përpjekje për ta përmbyllur procesin e konstituuimit të Kuvendit të Kosovës, përcjell Gazeta KFVA. 


Kështu është bërë e ditur nga Kuvendi i Kosovës, ku në rend të ditës është zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radha e komunitetit serb.

Kjo seancë do të mbahet dy ditë pasi Gjykata Kushtetuese e nxori aktgjykimin, në të cilin konstatoi se kuvendi nuk është konstituuar.

Kushtetuesja ka urdhëruar të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit që gjatë procedurës së zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e deputetëve të komunitetit serb, të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues në interesin më të mirë  dhe në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…