Protesta masive në Prishtinë: Prindër, nxënës dhe mësues kundërshtojnë zhvendosjen e shkollës “Asim Vokshi”

 

 

Prindër, nxënës dhe mësues të shkollës “Asim Vokshi” në Prishtinë dolën sot në një protestë masive për të kundërshtuar vendimin e komunës për zhvendosjen e tyre në shkollën “Zenel Hajdini”. Protesta, që po zhvillohet jashtë ambienteve të shkollës së re, ka mbledhur dhjetëra pjesëmarrës, duke përfshirë jo vetëm nxënës dhe prindër, por edhe mësues të shqetësuar për kushtet dhe sigurinë e fëmijëve.

Shqetësimi kryesor i prindërve është siguria e fëmijëve gjatë rrugës drejt shkollës së re. Sipas tyre, distanca e madhe dhe rruga e pasigurt rrezikojnë jetën e nxënësve çdo ditë. “Fëmijët tanë nuk janë për eksperiment! Sot protestojmë sepse çdo hap drejt shkollës së re është rrezik për jetën e tyre,” tha një nga prindërit që mori pjesë në protestë. Situata u bë edhe më alarmante pasi vetëm një ditë më parë një fëmijë është aksidentuar gjatë rrugës për në shkollë.

Protestuesit kërkojnë kthimin e mësimit në objektin e vjetër deri në gjetjen e një zgjidhjeje të sigurt dhe të qëndrueshme. Ata shprehen të shqetësuar për organizimin e mësimit në objektin e ri, përfshirë ndarjen e klasave, largimin e disa mësuesve dhe mungesën e kushteve të përshtatshme për zhvillimin normal të mësimit.

Nxënësit qëndrojnë jashtë klasave në shenjë bojkotimi, duke bërë të qartë se nuk do të pranojnë të rrezikohen për shkak të vendimeve të papërgjegjshme. Mësuesit gjithashtu i kanë dhënë mbështetje protestuesve, duke theksuar se kushtet e pazhvilluara të mësimit nuk e lejojnë një proces arsimor të sigurt dhe cilësor.

Ky protestë ka tërhequr vëmendjen e të gjithë komunitetit, duke shërbyer si një apel për institucionet përgjegjëse që të marrin masa urgjente për të garantuar sigurinë e fëmijëve dhe një mësim normal. Prindërit paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen derisa zëri i tyre të dëgjohet dhe të gjendet një zgjidhje që nuk rrezikon jetën e fëmijëve.

VIDEO1

VIDEO2

VIDEO3

VIDEO4

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…