Për pesë vjet mbi 21 mijë nxënës më pak në shkollat e Kosovës

 

 

Numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë ka shënuar një rënie të vazhdueshme gjatë pesë viteve të fundit.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë vitit shkollor 2020/2021 në institucionet arsimore të vendit ishin regjistruar gjithsej 229 mijë e 664 nxënës.

Pesë vjet më vonë, në vitin 2024/2025, ky numër ka rënë në 208 mijë e 515 nxënës, që do të thotë 21 mijë e 149 më pak krahasuar me vitin 2020.

Statistikat tregojnë se rënia ka qenë e vazhdueshme çdo vit:

Në vitin 2021/2022 janë regjistruar 224 mijë e 429 nxënës;

Në 2022/2023, numri ka rënë në 220 mijë e 578;

Ndërsa në 2023/2024, janë regjistruar 215 mijë e 431 nxënës.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…