Gjermani: Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar

 

 

Bundestagu shtrëngon politikën e migracionit. Sot bëhet fjalë për shfuqizimin e marrjes së nënshtetësisë së përshpejtuar në rast integrimi të shkëlqyer, të vendosur nga qeveria e mëparshme.

Ka më shumë se një vit, që në Gjermani janë në fuqi rregulloret e shkurtuara për marrjen e nënshtetësisë. Tani si rregull, marrja e nënshtetësisë është e mundur pas pesë vitesh qëndrimi në Gjermani, në vend të tetë viteve si më parë. Por në rast të përpjekjeve të veçanta për integrimin, natyralizimi i përshpejtuar bëhej i mundur vetëm pas tre vitesh. Koalicioni i konservatorëve dhe socialdemokratëve, CDU/CSU dhe SPD tani dëshiron ta shfuqizojë këtë opsion veçanërisht të përshpejtuar. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt beson se “natyralizimi turbo”, siç quhej, i arritur nga qeveria e koalicionit të mëparshëm ishte i gabuar.

Për të aplikuar për marrjen e përshpejtuar të nënshtetësisë pas tre vitesh, aplikantët duhet të demonstrojnë rezultate veçanërisht të mira integrimi, për shembull, në shkollë, punësim ose punë vullnetare. Përveç kësaj, aplikantët duhet të jenë në gjendje të mbështesin veten dhe familjen e tyre dhe të demonstrojnë aftësi të avancuara të gjuhës gjermane. Kurse për marrjen e nënshtetësisë pas pesë vitesh, zbatohen kërkesa më të ulëta, siç psh tek aftësitë gjuhësore. Megjithatë, shpenzimet e jetesës duhet të jenë të mbuluara dhe të qëndrueshme financiarisht.

Qëndrimet për heqjen e marrjes së përshpejtuar të nështetësisë janë të ndryshme. Kryetari i Këshillit Gjerman të Ekspertëve për Integrimin dhe Migracionin, Winfried Kluth, e konsideron këtë veprim të arsyeshëm sepse me këtë korrigjohet përshtypja, se qasja në shtetësinë gjermane është shumë e lehtë. Kurse studiuesi i migracionit Herbert Brücker i Institutit për Kërkime të Punësimit ka paralajmëruar se ky ndryshim do të zvogëlonte nxitjen për njerëzit me kualifikim të lartë për të ardhur në Gjermani, shkruan KFVA
  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…