Erdogani falënderon Trumpin për shfaqjen e ‘vullnetit të nevojshëm politik’

 

 

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, vendi i të cilit luajti një rol në negociata, shprehu kënaqësinë për marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis Hamasit dhe Izraelit.

Në një deklaratë të postuar në X, Erdogan falënderoi Trumpin për “demonstrimin e vullnetit të nevojshëm politik”, si dhe Katarin dhe Egjiptin për lehtësimin e marrëveshjes. Erdogani tha se Turqia do të monitorojë nga afër zbatimin e plotë të marrëveshjes dhe do të vazhdojë të kontribuojë në proces, raporton Reuters.

“U shpreh përshëndetjet e mia të përzemërta vëllezërve dhe motrave të mia palestinezë që kanë duruar vuajtje të papërshkrueshme për dy vjet”, tha presidenti turk.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Turqisë tha se dërgimi i ndihmës humanitare në rajon është një përparësi dhe theksoi nevojën urgjente për të filluar rindërtimin e Gazës./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…