Britania synon t’i sjellë imigrantët ilegalë në Kosovë

 

 

Pasi dështoi ta bindë Shqipërinë t’i pranojë imigrantët që kërkojnë azil në Britani, tashmë qeveria britanike duket se ka kthyer sytë kah Kosova. Sot fillon samiti i Britanisë së Madhe me shtetet e Ballkanit Perëndimor në Belfast të Irlandës së Veriut, ku pritet të ketë diskutime edhe për këtë temë, përcjell Gazeta KFVA.


Sipas gazetës Politico Europe, kryediplomatja britanike do të ketë prioritet diskutimin e dërgimit të azilkërkuesve nga Britania në vendet e Ballkanit Perëndimor, posaçërisht në Kosovë.

Burimet e medias në fjalë thonë se do të diskutohet krijimi i qendrave ku do të strehohen këtë imigrantë që kanë hyrë ilegalisht në Britani dhe Kosova shihet si vendi ideal.

Sipas asaj që thuhet në këtë artikull, Kosova shihet si vend ideal që Britania t’i shporrë imigrantët ilegalë nga e tërë bota, pasi Prishtina ka lidhje të forta me Britaninë dhe dëshiron të largojë rrezikun nga Serbia dhe Rusia.

Opsioni i Kosovës po ashtu shihet si mjaft real, meqë edhe ashtu vendi ynë është tranzit për mijë emigrantë që udhëtojnë drejt Europës nga vendet tjera. Rreth 22 mijë emigrantë përdorën Ballkanin Perëndimor si korridor për të hyrë në vendet e Bashkimit Europian vitin e kaluar.

Sa i përket Kosovës, kjo çështje ende s’është bërë temë e madhe, por lidershipi aktual është shprehur i hapur për të diskutuar me SHBA-në dhe Britaninë për të gjetur një marrëveshje që i sjell imigrantët e shteteve tjera në Kosovë

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…