BE pret që zgjedhjet në Kosovë të zhvillohen pa asnjë ndërhyrje nga jashtë

 

 

Bashkimi Evropian (BE) pret që zgjedhjet lokale në Kosovë të zhvillohen pa asnjë ndërhyrje nga jashtë.

Një zëdhënës i BE-së ka rikujtuar se misioni vëzhgues evropian kishte konstatuar raste të ndërhyrjeve gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në muajin shkurt.

“Presim nga të gjitha palët që të përmbahen nga veprime të tilla”, thuhet në reagimin e BE-së.

Ky prononcim vjen pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë është më e rëndë se ajo e Rusisë në Evropë, duke kërkuar nga BE-ja që të dënojë dhe të sanksionojë ndërhyrjet e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë.

“Të gjithë qytetarët duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar lirshëm, pa ndërhyrje dhe manipulime nga jashtë”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të Bashkimit Evropian.

Në përputhje me ftesën e bërë nga presidentja Vjosa Osmani, BE-ja ka dërguar një mision ekspertësh zgjedhor në vend.

Anëtarët e këtij misioni, siç konfirmohet në Bruksel, tashmë janë në terren për të vëzhguar dhe vlerësuar procesin zgjedhor.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…