Asamblisti e kap Pecin në rrenë që akuzoi komunën për fushën e KF Trepçës

 

 

Asamblisti i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Fisnik Suma, ka demantuar Ministrin e Bujqësisë Faton Peci, i cili e kishte akuzuar Komunën e Mitrovicës për mos ndërtimin e  fushës ndihmëse të KF Trepçës, shkruan Gazeta KFVA.


Me dokumente të publikuara asamblisti i tregojë Pecit se sa i përket obligimeve komuna ka kryer të gjitha, por është ministri Hajrulla Çeku ai i cili e ka mbajtur peng projektin pasi nuk e ka nënshkruar.

Suma shprehet se sporti i Mitrovicës nuk duhet të bëhet viktimë e lojërave politike të ministrave  veç për vota.

“Është e papranueshme që Ministri Peci të hedhë fajin mbi Komunën e Mitrovicës për mosndërtimin e fushës ndihmëse të KF Trepçës, kur faktet flasin të kundërtën.Komuna e Mitrovicës e ka kryer obligimin e vet me kohë, parcela është ndarë, dokumentet janë gati dhe procedurat janë përfunduar sipas ligjit.Por ajo që mungon është nënshkrimi i Ministrit Hajrullah Çeku, i cili prej vitesh e ka mbajtur peng këtë projekt, duke dëmtuar sportin mitrovicas dhe të rinjtë që presin kushte dinjitoze për zhvillim.Mitrovica nuk ka nevojë për justifikime, por për vepra!Sporti i Mitrovicës nuk duhet të bëhet viktimë e lojërave politike të ministrave që kujtohen për qytetin vetëm kur vjen koha e kamerave dhe e votave.Komuna e ka bërë punën e vet, ministria jo!”, tha Suma.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…