by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka shpërndarë të dhënat e raportit evropian për mjedisin.
Nga gjetjet e raportit bëhet me dije se Kosova është e prirur ndaj fatkeqësive natyrore si thatësirat, zjarret, rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet.
“Në vitin 2023, vetëm përmbytjet shkaktuan 3.75 milionë euro dëme në familje. Ndikimet klimatike në burimet ujore pritet të dëmtojnë sektorët bujqësorë dhe pyjorë, duke kërcënuar sigurinë e të ardhurave të familjeve rurale. Banka Botërore vlerëson humbjet nga zjarret në pyje në 1.368 euro/ha, me 14.144 ha të prekura nga viti 2008 deri në vitin 2018” thuhet mes të tjerash në raport.
Raporti thekson po ashtu Strategjinë kombëtare për uljen e rrezikut nga fatkeqësitë dhe draft-strategjinë e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, si angazhim i Kosovës për të rritur qëndrueshmërinë dhe zvogëluar cenueshmërinë nga fatkeqësitë natyrore.
Raporti është përpiluar nga Agjencia Evropiane e Mjedisit, që funksionon në margjinat e BE-së.
Ky është njoftimi i plotë:
Humbjet ekonomike të ndërlidhura me klimën
Kosova është e prirur ndaj fatkeqësive natyrore si thatësirat, zjarret, rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet, të cilat mund të ndikojnë ndjeshëm në aktivitetin ekonomik, stabilitetin fiskal dhe popullatat e cenueshme. Parashikimet tregojnë ngrohje më të lartë rajonale, ulje të reshjeve vjetore dhe përmbytje më të shpeshta pranverore, duke çuar në mungesë uji në disa pellgje lumenjsh.
Përmbytjet e fundit shkaktuan dëme ekuivalente me 0.9% të produktit të brendshëm bruto, duke prekur rreth 10.000 njerëz në vit dhe duke rezultuar në humbje prej afërsisht 50 milionë dollarë amerikanë në produktin e brendshëm bruto.
Në vitin 2023, vetëm përmbytjet shkaktuan 3.75 milionë euro dëme në familje. Ndikimet klimatike në burimet ujore pritet të dëmtojnë sektorët bujqësorë dhe pyjorë, duke kërcënuar sigurinë e të ardhurave të familjeve rurale. Banka Botërore vlerëson humbjet nga zjarret në pyje në 1.368 euro/ha, me 14.144 ha të prekura nga viti 2008 deri në vitin 2018.
Strategjia Kombëtare për Uljen e Rrezikut nga Fatkeqësitë dhe Draft Strategjia e Përshtatjes ndaj Ndryshimeve Klimatike nxjerrin në pah angazhimin e Kosovës për të rritur qëndrueshmërinë dhe për të zvogëluar cenueshmërinë. Të dyja strategjitë ofrojnë masa të qarta për të adresuar rreziqet nga fatkeqësitë dhe ndikimet e ndryshimeve klimatike në Kosovë./
Bashkimi Evropian (BE) pret që zgjedhjet lokale në Kosovë të zhvillohen pa asnjë ndërhyrje nga jashtë. Një zëdhënës i BE-së ka rikujtuar se misioni vëzhgues evropian kishte konstatuar raste të ndërhyrjeve gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në muajin shkurt. “Presim nga të gjitha palët që të përmbahen nga veprime të tilla”, thuhet
Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 12 vjet burg Fadil Islamin, i cili kishre therur me thikë katër persona, dy prej të cilave ishin vajza të mitura. Në njoftimin e Gjykatës thuhet se i njëjti për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privoj nga jeta fëmijët e moshës 10 dhe 14 vjeçare.
Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh. “Pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të enjten hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të
Presidenti francez Emmanuel Macron do të emërojë një kryeministër të ri brenda 48 orëve, tha Pallati Elysee, duke hedhur poshtë spekulimet se zgjedhjet e reja mund të jenë të afërta. Më herët të mërkurën, kryeministri në largim Sébastien Lecornu tha se mundësia e shpërbërjes së parlamentit po fillonte të zbehej pas bisedimeve me