260 gjyqtarë të Shqipërisë kërkojnë shpalljen ‘Dëshmor i Atdheut’ të gjykatësit Astrit Kalaja

260 gjyqtarë nga e gjithë Shqipëria u mblodhën sot në Tiranë, ku në një deklaratë të përbashkët kërkuan shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja, i vrarë tri ditë më parë në sallën e gjyqit.

Në deklaratën e lexuar publikisht, gjyqtarët e cilësuan këtë akt si një goditje të rëndë ndaj shtetit të së drejtës dhe kërkuan masa urgjente për garantimin e sigurisë fizike të gjyqtarëve dhe kushteve të punës në gjykata. Ata propozuan krijimin e një Forumi Kombëtar për Sigurinë Gjyqësore, një platformë të re sigurie, ndërhyrje në ligje dhe ndërtimin e godinave të reja për gjykatat në të gjithë vendin.

Gjyqtarët theksuan se nuk do të heshtin më përballë kërcënimeve dhe se kërkojnë jo privilegje, por respekt dhe mbrojtje për të përmbushur detyrën kushtetuese. Ata i kërkuan KLGJ-së, Kuvendit dhe Qeverisë të ndërmarrin veprime konkrete për forcimin e sistemit të drejtësisë.

Në nderim të Astrit Kalajës, gjyqtarët kërkuan që salla e mbledhjeve pranë KLGJ të mbajë emrin e tij dhe që figura e tij të njihet zyrtarisht si “Dëshmor i Atdheut”.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…