• Thu. Oct 9th, 2025

12 vjet burgim për Fadil Islamin e akuzuar për tentim vrasjet në Ferizaj

Bykfvanews

Oct 9, 2025

 

 

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 12 vjet burg Fadil Islamin, i cili kishre therur me thikë katër persona, dy prej të cilave ishin vajza të mitura.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se i njëjti për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privoj nga jeta fëmijët e moshës 10 dhe 14 vjeçare.

“Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva – Daci  – kryetare e trupit gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar dhe pranimit të fajësisë, të pandehurin F.I., e shpalli fajtor për veprën penale në vazhdim vrasja e rëndë në tentativë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.10 lidhur me nenin 28 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), të njëjtit i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) vite, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim, i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”.

“I pandehuri F.I., akuzohet se: Me datë 11 nëntor 2024, rreth orës 15:29 minuta, në rrugën “R.B.” në Ferizaj, me dashje, për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar ti privoj nga jeta fëmijët e moshës 10 vjeçare dhe 14 vjeçare”, thuhet tutje në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *