U kritikua për çmimin që ndau për dyshen e pushtetit, UP e arsyeton: Shoqata Alumni e nderoi edhe Atifete Jahjagën

 

 

Universiteti i Prishtinës ka bërë një postim në Facebook lidhur me nderimin që i bëri dje presidentes Osmani dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti. Ata u nderuan me çmimin “Alumni Nderi i Universitetit të Prishtinës”.

UP thotë se Osmani e Kurti ishin studentë të UP’së, ndërsa Osmani e dhe pjesë e personelit akademik, përcjell Periskopi.

“Në fjalimin e saj para të pranishmëve, Presidentja Vjosa Osmani, e cilësoi UP-në hapësirë të lirisë së mendimit dhe zemër të jetës akademike të vendit. „Një komb që nderon dijen nuk ka asnjë arsye të frikësohet nga e ardhmja”, konstatoi zonja Osmani. Kryeministri Albin Kurti tha se profesorët dhe studentët e UP-së mund t’i japin Prishtinës dhe Kosovës figurat e së ardhmes. Me rastin e 1 Tetorit, „Ditës së Studentëve”, Shoqata Alumni UP ua ndau çmimin „Alumni Nderi të Universitetit të Prishtinës” Presidentes dhe Kryeministrit të Kosovës.Me këtë rast, Rektori prof. Arben Hajrullahu tha se „ka pak ose fare hiç universitete gjithandej në botë që i ndihmuan aq shumë përndritjes dhe shtetësisë së një shoqërie e vendi, ashtu siç bëri gjatë tërë historisë së tij Universiteti i Prishtinës”. Krahas fjalimeve, ceremonia solemne e nderimit të krerëve të shtetit u shoqërua edhe me një pikë artistike nga profesoresha e Fakultetit të Arteve dhe sopranoja Besa Llugiqi që performoi nën shoqërimin me piano të profesoreshës së po këtij fakulteti, Lirika Pula.”

UP shton se shoqata Alumni e UP’së më herët ka nderuar edhe ish presidenten Atifete Jahjaga.

“Shoqata Alumni e UP-së më herët çmimin „Alumni Nderi” ia kishte ndarë edhe Presidentes Atifete Jahjaga. Kjo shoqatë e themeluar në vitin 2018, ka për qëllim të mbledhë rreth vetes të diplomuarit e UP-së për të ndihmuar universitetin me përvojën e tyre në fushat e ndërkombëtarizimit, rrjetëzimit dhe mbledhjes së fondeve. Universiteti i Prishtinës njërin nga prioritetet e tij e ka lidhjen me ish-studentët dhe të diplomuarit që kanë bërë emër e karrierë kudo nëpër botë dhe në Kosovë. Ceremonia e nderimit të Presidentes dhe Kryeministrit në detyrë u transmetua direkt edhe në RTK”.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…