Policia deklarohet për rastin e tre arinjve që nxorën trupin nga varri në Suharekë

 

 

Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me prezencën e tre arinjve në fshatin Bllacë të Suharekës ku kanë dëmtuar një varrezë, shkruan Gazeta KFVA.


Zëdhënësi i rajonit të Prizrenit Shaqir Bytyqi për Gazetën Metro ka thënë se tre arinj kanë hyrë në pronën e një personi i cili u ka thënë policisë se  i kanë dëmtuar rreth 35 koshere bletësh.

Siç njofton Shaqiri  prokurori i rastit e ka vlerësuar që policia të mbajë shënim për rastin dhe të ftojë qytetarët të kenë kujdes. Sidomos gjatë lëvizjes në zonat e pyllëzuara apo afër vendbanimeve ku mund të paraqiten kafshë të egra

“Sot, më datë 08.10.2025, pas pranimit të një informacioni, Policia ka ftuar një banor të fshatit Bllacë të Suharekës, i cili ka raportuar se më datë 04.10.2025, dyshohet që tre arinj kanë hyrë në pronën e tij dhe i kanë dëmtuar rreth 35 kosherë bletësh. Sipas deklaratës së qytetarit, para disa ditësh, arinjtë kanë dëmtuar edhe një varrezë në të njëjtin fshat. I njëjti ka shprehur shqetësimin e tij se prania e arinjve mund të paraqesë rrezik edhe për bagëtitë dhe për njerëzit. Pas konsultimit me prokurorin kompetent, është vlerësuar që policia të mbajë shënim për rastin dhe të ftojë qytetarët të kenë kujdes, sidomos gjatë lëvizjes në zonat e pyllëzuara apo afër vendbanimeve ku mund të paraqiten kafshë të egra. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar të monitorojë situatën dhe të bashkëpunojë me institucionet përkatëse për sigurinë e qytetarëve”, tha Bytyqi.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…