Policë të njësive speciale pjesë e garës në Jordani, shkojnë në finale

 

 

Policia e Kosovës, përkatësisht zyrtarë të njësive speciale, po merr pjesë në garën “King Abdullah Special Operations Training Center” në Jordani.

Këtë vit pjesëmarrëse janë 38 ekipe nga shtete të ndryshme.

Ekipi i policisë është futur në pjesën finale, ku do të garojnë 15 ekipe.

“Policia e Kosovës (PK), konkretisht zyrtarë policorë të njësive speciale, po marrin pjesë në një garë ndërkombëtare të njësive elitare policore/ushtarake të shteteve të ndryshme. Këtë vit pjesëmarrëse janë 38 ekipe të shteteve të ndryshme të botës. Në këtë garë njësitet elite policore si dhe ato ushtarake po garojnë në disa disiplina me shkallë të lartë të vështirësisë dhe taktikës, si gjuajtje me armë të llojeve të ndryshme, marshime me pesha të rënda dhe pjesë tjera të ushtrimeve të natyrës së kësaj fushe të oprimit policor/ushtarak. Policia e Kosovës me njësinë elite të saj po tregon profesionalizëm dhe rezultate pozitive në fusha të ndryshme karshi policive të shteteve të ndryshme ndërkombëtare. Ekipi i PK-së, ka arritur të futet në pjesën finale të garave ‘King Challange’, ku pjesëmarrëse në këtë fazë do të jenë 15 ekipet më të suksesshme të këtij organizimi/gare.”

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…