by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

I ngarkuari me Punë në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë. Christian Böttcher, është takuar sot me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi, teksa të gjithë janë në pritje të publikimit të Aktgjykimit të plotë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.
Në njoftimin e ambasadës thuhet se ai ka vlerësuar punën e gjykatës dhe rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Gjermanisë për punën e gjyktës, teksa ka bërë thirrje për zbatim të vendimeve të Kushtetueses, shkruan KFVA
Sipas tij, mosrespektimi i vendimeve të kësaj gjykate, thellon krizën politike.
“Të gjithë akterët politikë duhet t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës — ky është një detyrim kushtetues për deputetët. Mospërmbushja e këtij detyrimi jo vetëm që e zgjat, por edhe e thellon krizën politike, duke e dëmtuar vendin. Siç është thënë më parë: Është koha të vihet vendi në radhë të parë, jo interesat partiake”, thuhet në njoftim.
Today, Chargé d’Affaires Christian Böttcher met with Kosovo’s Constitutional Court President Nexhmi Rexhepi. He commended the Court for its vital work and reaffirmed Germany’s full support.
(1/2)
— German Embassy in Pristina (@pristina.diplo.de) October 8, 2025 at 4:35 AM
Gjykata Kushtetuese, të martën e kaluar, më 30 shtator ka dalë me një njoftim ku ka thënë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, që ka nisur më 15 prill, nuk ka përfunduar, pasi që nuk është zgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb.
Kushtetuesja ka obliguar deputetët që ta përfundojnë këtë proces brenda 12 ditësh. Rrjedhja e afatit nuk nis derisa të publikohet aktgjykimi.
“TË KONSTATOJË që ky Aktgjykim hyn në fuqi në ditën e publikimit nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe njoftimit të palëve, përveç pikës V të dispozitivit, e cila hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses mbi vendimin e marrë.
Kushtetuesja ka urdhëruar deputetët e zgjedhur që gjatë procedurës së zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.
“TË URDHËROJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit të përfundojë brenda afatit të përcaktuar me paragrafin 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe sipas Aktgjykimit të Gjykatës në rastet KO193/25 dhe KO196/25, përkatësisht brenda afatit të mbetur prej 12 (dymbëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi”, theksohet në njoftim.
Nesër bëhen 8 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të rregullta parlamentare. Kosova ende nuk ka Kuvend të konsituuar e rrjedhimisht as qeveri të re.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se janë në pritje të aktgjykimit të plotë. Kurti ka deklaruar se beson se do të arrijë të formojë Qeverinë, pas vendimit të Kushtetueses.“Unë besoj se do të arrij të formoj Qeverinë. E pranoj sfidën dhe testin e kryetarit Emin Berisha. Pasi të publikohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, që pritet të publikohet javën e ardhshme, jam i gatshëm dhe i interesuar të ulem me partitë e tjera dhe të ecim përpara, për të arritur një zgjidhje të përbashkët”, është shprehur ai gjatë javës së kaluar.
Ndërkaq, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se është në komunikim me partitë politike dhe po shpreson që sa më shpejt të përmbyllet formimi i institucioneve të reja.
Dimal Basha ishte zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës në seancën e 26 gushtit, pas pothuajse gjashtë muajsh nga mbajtja e seancës së parë për konstituimin e Kuvendit.
Basha e kishte përmbyllur seancën konstituive, pa u zgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb.
“Ne si Kuvend nuk kemi mundësi tjetër se si të vazhdojmë sa i përket nënkryetarit që vjen nga komuniteti joshumicë serb, prandaj me këtë rast konsideroj se kemi ezauruar edhe pikën e katërt të rendit të ditës të seancës konstituive dhe meqenëse nuk ka mundësi tjetër objektive se si të procedohet tutje, konsideroj që kjo seancë konstituive konsiderohet e përmbyllur”, kishte deklaruar Basha, në seancën e 30 gushtit.
Sipas tij, moszgjedhja e njërit nga pesë nënkryetarët apo njërit nga gjashtë anëtarët e Kryesisë nuk mund të bëhet pengesë që bllokon konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës./KFVA/
Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me prezencën e tre arinjve në fshatin Bllacë të Suharekës ku kanë dëmtuar një varrezë, shkruan Gazeta KFVA. Zëdhënësi i rajonit të Prizrenit Shaqir Bytyqi për Gazetën Metro ka thënë se tre arinj kanë hyrë në pronën e një personi i cili u ka thënë policisë se
Gjykata Kushtetuese po u bënë thirrje deputetëve të kuvendit në përmbushjen e detyrimeve të saj sipas Ligjeve të Republikës. Sipas aktvendimit të saj të plotë të nxjerrë sot për publikun, thuhet se çdo pengesë ose mungesë bashkëpunimi në përmbushjen e detyrimeve dhe autorizimeve kushtetuese, është në kundërshtim me frymën e Kushtetutës. ”Gjykata përsërit
Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet pas një incidenti në Kaçanik, ku dyshohet se një zyrtar policor ka tejkaluar autorizimet gjatë arrestimit të një personi, shkruan KFVA Rasti po hetohet për veprën “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, ndërsa IPK ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit deri në përfundim të hetimeve. Komunikata: Komunikatë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për mbërritjen e kontejnerëve me mijëra dronë luftarakë kamikazë “Skydagger” në Kosovë. Sipas Kurtit, këta dronë të avancuar janë pjesë e një kontrate të nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar me kompaninë e turke Baykar, prodhuesin kryesor të Skydagger. “Kontrata është nënshkruar në dhjetor të