Mijëra dronë kamikazë “Skydagger” nga Turqia mbërrijnë në Kosovë

 

 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për mbërritjen e kontejnerëve me mijëra dronë luftarakë kamikazë “Skydagger” në Kosovë. 

Sipas Kurtit, këta dronë të avancuar janë pjesë e një kontrate të nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar me kompaninë e turke Baykar, prodhuesin kryesor të Skydagger.

“Kontrata është nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar me Kompaninë e mirënjohur turke Baykar, që është kompani amë e prodhuesit Skydager. Dronët Skydagger ishte planifikuar të mbërrijnë në janar 2026, por i morëm tre muaj më herët. Këta dronë kamikaz të njohur edhe si FpV të tipit RTF (Ready to Fly) Skydagger të prokuruar nga ne janë dronë luftarak të pajisur me mjete shpërthyese me qëllim goditjen e objektivave lëvizëse dhe statike të armikut”, ka njoftuar Kurti.

Me blerjen e këtij kontingjenti të fluturakeve pa pilot, krahas “TB2 Bayraktar” dhe fluturakeve “Puma”, Kurti ka thënë se po vazhdohet ngritja dhe shtimi i fuqisë goditëse të ushtrisë me qëllim ndërtimin e një force të aftë dhe koherente me zhvillimet e reja teknologjike dhe taktikat e luftës bashkëkohore.

“Dronët u ngarkuan në kamionët multifunksional Rheinmetall 8×8 që i patëm marrë vitin e kaluar, 15 sosh gjithsej, 10 të blera nga ne dhe 5 donacion”, thuhet tutje në njoftimin e lëshuar nga ai.

Postimi i Kurtit:

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…