by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjoja se shumë për ngut sërish iki nga gazetarët duke iu shmangur pyetjes rreth krijimit të institucioneve, shkruan Gazeta KFVA.
Ai u ndoq nga gazetarët që i parashtruan pyetje rreth çështjes së formimit të qeverisë, por nxitimthi, Kurti tha “më falni se më duhet të shkoj shpejt për në KEK”.
Nuk është hera e parë që Kurti shmanget nga përgjegjësia e llogaridhënies. Edhe para disa ditësh, në një tjetër ngjarje e prezencë mediale, Kurti refuzoi t’i përgjigjej të njëjtës pyetje.
Duke ikur e shmangur, e disa raste edhe ka ofenduar gazetarët kur e pyetën për tema që tij nuk i pëlqejnë.
Madje rasti konkret është kur gazetarja e Klan Kosova kërkoi llogari nga Vitia për mungesën e albuminës, shumë ulët u pat sulur Kurti me përgjigje.
“I thoni pronarit tuaj, pronarit të televizionit tuaj që t’ia kthejë 62.6 milionë euro Telekomit të Kosovës. Leji albuminat. 62.6 milionë euro duhet t’ia kthejë Korporata Devolli Telekomit të Kosovës, pastaj flisni për albuminat”, pati thënë Kurti në Klinikën e Kardiologjisë.
I nervozuar e shpesh edhe i frustruar, kryeministri Kurti sikur sot edhe shumë raste të tjera i ‘thyen’ këmbët duke ikur nga përgjegjësitë e tij.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-policit Fatlum Mehmetit, lidhur me akuzën për vrasjen e policit në Zllatar. Ai u dënua me 8 vjet burgim për veprën penale “Vrasje me dashje eventuale”. Në këtë rast, Fatlum Mehmeti akuzohej se me dashje eventuale ka privuar nga jeta anëtarin e Policisë së
Në një kohë kur bota ndaloi, një grua me pasion për bukurinë zgjodhi të ecë përpara. Gjatë pandemisë, në zemër të Prishtinës pranë Bustit të Isa Kastratit u hap salloni i bukurisë “Tirana”, që sot është bërë sinonim i elegancës, profesionalizmit dhe stilit. Drejtoresha Sofie Bresa, me 15 vite përvojë pune, ka ndërtuar një
Një ngjarje e pazakontë dhe mjaft e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bllacë të Suharekës, pranë rrugës “Ushtria e Kosovës”, ku disa arinj janë futur në pronën e një banori dhe te varrezat. Banorët e fshatit kanë bërë me dije se fillimisht e ka pësuar një banor, S.Q, të cilit arinjtë ia
Çmimi i arit ka arritur një nivel rekord prej më shumë se 4,000 dollarë për ons, ndërsa investitorët po kërkojnë mundësi të sigurta investimi përballë pasigurisë ekonomike dhe politike globale. Kjo është rritja më e madhe që ari ka prekur që nga vitet 1970, duke u ngjitur me rreth një të tretën që