Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Një grevë e përgjithshme e sindikatave pritet të paralizojë Brukselin më 14 tetor, duke shkaktuar kaos në aeroporte dhe duke ndikuar mbi 70 mijë pasagjerë.

Sipas autoriteteve, të gjitha fluturimet në nisje nga aeroporti ndërkombëtar i Brukselit do të anulohen, ndërsa në Brussels South Charleroi do të anulohen si fluturimet në nisje, ashtu edhe ato në mbërritje. Aeroporti kryesor i kryeqytetit belg shërben mesatarisht 200 fluturime në ditë, përfshirë destinacione drejt Tiranës.

Shkak për grevën janë protestat e punonjësve të sigurisë dhe të shërbimeve tokësore, të cilët kundërshtojnë planin e qeverisë belge për rritjen e moshës së daljes në pension dhe reformimin e sistemit të pensioneve, shkruan KFVA

Zyrtarët e aeroportit të Brukselit thanë se vendimi për anulimin e fluturimeve u mor “për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe stafit”, ndërsa zëdhënësja e aeroportit Charleroi, Nathalie Pierard, konfirmoi se mungesa e personelit e bën të pamundur funksionimin e sigurt të aeroportit atë ditë.

Greva e 14 tetorit është pjesë e një serie protestash kombëtare që kanë përfshirë Belgjikën prej fillimit të vitit. Në shkurt, protesta të ngjashme shkaktuan anulimin e 430 fluturimeve në Bruksel.

Related Posts