Kosovë Lajme

Kreshnik Vezvesja: Qyteti nuk ndërtohet rastësisht, por me vizion dhe plane afatgjata

 

 

Kandidati për Asamble në Prishtinë nga radhët e AAK-së, Kreshnik Vezvesja, ka ftuar qytetarët të lexojnë programin “Prishtina Metropol”, duke theksuar rëndësinë e planifikimit afatgjatë dhe të qëndrueshëm për kryeqytetin, përcjell KFVA.

“Qyteti nuk duhet të ndërtohet aksidentalisht, por përmes projekteve që garantojnë të ardhmen e fëmijëve tanë,” u shpreh ai.