by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-policit Fatlum Mehmetit, lidhur me akuzën për vrasjen e policit në Zllatar. Ai u dënua me 8 vjet burgim për veprën penale “Vrasje me dashje eventuale”.
Në këtë rast, Fatlum Mehmeti akuzohej se me dashje eventuale ka privuar nga jeta anëtarin e Policisë së Kosovës, L.H, në një ndenjë të organizuar nga pjesëtarët e PK-së, në Zllatar, në shkurt të vitit të 2022, raporton “Betimi për Drejtësi”, transmeton KFVA.
Aktgjykimi u shpall të mërkurën nga trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Ertan Sejfulla- kryetar dhe anëtarët: Sulltane Hoti dhe Naser Foniqi.
Ndaj Mehmetit u caktua edhe dënim plotësues- ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratë publike ose në shërbim publik në kohëzgjatje prej 5 vitesh.
Të akuzuarit Mehmeti me aktvendim të veçantë i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak.
Në dënimin me burgim, të njëjtit i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak, pasi vendimi të marrë formën e prerë.
Pala e dëmtuar udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike.
Ndryshe, i akuzuari Mehmeti më 14 prill 2023 është deklaruar i pafajshëm se nga “dashja eventuale” kishte vrarë policin L.H, në shkurt të 2022-ës, në një organizim shoqëror në Zllatar të Prishtinës.
Sipas aktakuzës të ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 20 tetor 2022, Fatlum Mehmeti akuzohej se më 18 shkurt 2022, rreth orës 13:45, në sallonin e vilës në fshatin Zllatar të Komunës së Prishtinës, me dashje eventuale ka privuar nga jeta tani të ndjerin, pjesëtarin e Policisë së Kosovës, L.H.
Në këtë aktakuzë thuhet se gjatë një ndeje që ishte organizuar nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës së Stacionit Policor Qendra në Prishtinë, ku prezent kanë qenë pjesëtarët e PK-së: Florent Ahmeti, Gëzim Tahiri, Ilir Salihu, Bleart Misiri, Elit Thaqi, Enis Imeri, Artan Morina, Astrit Zabërgja, Ron Aliu, Arian Menxhiqi, Adis Berisha, Xhafer Berisha, Valdet Rrahimi dhe Ali Ahmeti, i akuzuari Fatlum Mehmeti i vetëdijshëm që manipulimi me armë paraqet rrezik për rrethin e posaçërisht në hapësira të mbyllura, në prezencën e personave të lartcekur, ka manipuluar me armën zyrtare të tipi “Gllok” 9mm, deri sa ishte i ulur në krevat, ndërsa në anën e majtë të tij, në distancë prej rreth 70-80 cm, ishte i ulur tani i ndjeri L.H dhe përreth kolegët e tij.
Tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari ka nxjerrë armën nga beli me qëllim që ta vendosë atë në xhaketë, si dhe mundohet që ta heqë karikatorin dhe ta sigurojë armën, mirëpo shkakton një të shtënë nga arma dhe predha e godet tani të ndjerin L.H. në regjionin e krahut të dorës së djathtë, me ç’rast i shkakton plagë vdekjeprurëse.
Andaj, me këtë akuzohej se ka kryer veprën penale “Vrasje me dashje eventuale” nga neni 172 lidhur me nenin 21 par.3 të Kodit Penal.
Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me prezencën e tre arinjve në fshatin Bllacë të Suharekës ku kanë dëmtuar një varrezë, shkruan Gazeta KFVA. Zëdhënësi i rajonit të Prizrenit Shaqir Bytyqi për Gazetën Metro ka thënë se tre arinj kanë hyrë në pronën e një personi i cili u ka thënë policisë se
Gjykata Kushtetuese po u bënë thirrje deputetëve të kuvendit në përmbushjen e detyrimeve të saj sipas Ligjeve të Republikës. Sipas aktvendimit të saj të plotë të nxjerrë sot për publikun, thuhet se çdo pengesë ose mungesë bashkëpunimi në përmbushjen e detyrimeve dhe autorizimeve kushtetuese, është në kundërshtim me frymën e Kushtetutës. ”Gjykata përsërit
Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet pas një incidenti në Kaçanik, ku dyshohet se një zyrtar policor ka tejkaluar autorizimet gjatë arrestimit të një personi, shkruan KFVA Rasti po hetohet për veprën “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, ndërsa IPK ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit deri në përfundim të hetimeve. Komunikata: Komunikatë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për mbërritjen e kontejnerëve me mijëra dronë luftarakë kamikazë “Skydagger” në Kosovë. Sipas Kurtit, këta dronë të avancuar janë pjesë e një kontrate të nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar me kompaninë e turke Baykar, prodhuesin kryesor të Skydagger. “Kontrata është nënshkruar në dhjetor të