E vrau gjykatësin në Tiranë, rrëfehet autori: S’e kisha planifikuar krimin

 

 

Zbardhet dëshmia e re e autorit të dyshuar të krimit që tronditi opinionin publik, i cili qëlloi për vdekje gjyqtarin Astrit Kalaja.

Gjithçka ndodhi në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku pasi gjyqtari Kalaja lexoi vendimin që nuk ishte në favor të familjes ë tij, Elvis Shkambi, nxori pistoletën nga brezi dhe hapi zjarr ndaj zyrtarit të lartë.

Po ashtu ai plagosi dhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, me të cilët kishte konflikt.

Autori i krimit, pas arrestimit deklaroi para oficerëve të Krimeve të Rënda se i kishte ardhur në majë të hundës me zvarritjen e gjyqeve.

“Më kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet. Dëgjova që mori vendimin në favor të palës tjetër. Unë nuk e kam menduar përpara vrasjen, por aty m’u mbush mendja për ta vrarë, kur dha vendim kundër nesh”, rrëfeu autori i krimit.

Ai më pas u dorëzua para oficerëve të policisë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…