Ari shënon rritje historike

 

 

Çmimi i arit ka arritur një nivel rekord prej më shumë se 4,000 dollarë për ons, ndërsa investitorët po kërkojnë mundësi të sigurta investimi përballë pasigurisë ekonomike dhe politike globale.

Kjo është rritja më e madhe që ari ka prekur që nga vitet 1970, duke u ngjitur me rreth një të tretën që nga prilli i këtij viti, kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shpalli tarifat që kanë tronditur tregtinë globale.

Analistët thonë se një tjetër faktor që ka shqetësuar investitorët janë vonesat në publikimin e të dhënave ekonomike kyçe, pasi mbyllja e qeverisë amerikane ka hyrë në javën e saj të dytë.

Ari njihet si një “investim i sigurt”, që pritet të ruajë ose rrisë vlerën e tij gjatë periudhave të pasigurisë ekonomike. Në këtë kontekst, çmimi i arit ka arritur në 4,036 dollarë për ons më 7 tetor.

Një faktor tjetër që ka ndikuar në këtë rritje të çmimeve, sipas bbc, është dobësimi i dollarit amerikan dhe rritja e investimeve nga individë të zakonshëm (investitorë retail).

Vetëm këtë vit, janë investuar 64 miliardë dollarë në fondet e investimeve që mbështeten nga ari (ETFs).

Ekspertët theksojnë se, ndonëse çmimi i arit ka pasur një rritje të papritur, mund të bie nëse qeveria amerikane do të arrijë një marrëveshje më shpejt se sa pritet dhe nëse inflacioni rikthehet ose ndodhin ndryshime në normat e interesit.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…