by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Policia e Tiranës ka përfunduar hetimet paraprake lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur të hënën, më 6 tetor, ku gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit.
Sipas njoftimit zyrtar, autor i krimit është 30-vjeçari Elvis Shkambi, i cili qëlloi për vdekje gjyqtarin menjëherë pas shpalljes së vendimit në një çështje civile që kishte si objekt “kundërshtimin e veprimeve përmbarimore”.
Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar tre persona: autori i vrasjes Elvis Shkambi, xhaxhai i tij Gjon Shkëmbi si dhe Banush Koxhaj punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë, që akuzohet për shpërdorim detyre.
Si ndodhi ngjarja
Hetimet kanë zbuluar se në orën 13:42 të së hënës, Elvis dhe Gjon Shkëmbi janë futur në ambientet e Gjykatës dhe kanë kaluar nëpër detektorin e metaleve, i cili sinjalizoi me dritë të kuqe. Megjithatë, punonjësi i sigurisë, Banush Koxhaj, nuk reagoi dhe nuk kreu kontroll fizik apo regjistrim në librin e protokollit.
Rreth orës 15:35, gjatë shpalljes së vendimit në sallën nr. 3, Elvis Shkambi nxori armën nga brezi dhe qëlloi disa herë drejt gjyqtarit Kalaja, i cili ndërroi jetë gjatë transportit për në spital.
Më pas, autori qëlloi edhe në drejtim të dy personave të tjerë, babe e bir, palë në procesin gjyqësor, duke i plagosur të dy. Ata ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Sipas Policisë, Gjon Shkembi nuk ndërhyri për të ndaluar nipin e tij, çka ngre dyshime se ai ishte në dijeni të planit për ekzekutimin e gjyqtarit. Pas krimit, autori i dorëzoi armën një nëpunësi gjyqësor në një sallë tjetër dhe më pas u neutralizua nga policia në oborrin e gjykatës.
Arestimet dhe akuzat
Në përfundim të hetimeve paraprake, u bë arrestimi i tre personave:
Elvis Shkembi 30 vjeç, i akuzuar për “vrasje të funksionarëve publikë”, “vrasje në rrethana cilësuese” në bashkëpunim dhe “mbajtje pa leje të armëve”;
Gjon Shkembi, 56 vjeç, për “vrasje të funksionarëve publikë” dhe “bashkëpunim në vrasje në rrethana cilësuese”;
Banush Koxhaj, 63 vjeç, punonjës sigurie, për “shpërdorim detyre”.
Si prova materiale janë sekuestruar arma e krimit dhe tre fishekë, si dhe pamje filmike dhe dëshmi që dokumentojnë ngjarjen.
Ngjarja ka tronditur institucionet e drejtësisë në Shqipëri dhe ka ngritur shqetësime mbi mungesën e sigurisë në ambientet gjyqësore. Policia dhe Prokuroria e Tiranës po vijojnë hetimet për të zbuluar nëse ka pasur neglizhencë sistematike apo bashkëpunim të mundshëm nga persona të tjerë brenda institucionit.
Trump ka argumentuar se përdorimi i forcave federale është i nevojshëm për të shuar dhunën në qytetet e udhëhequra nga demokratët, për të luftuar krimin dhe për të mbështetur iniciativat e tij për deportim. Disa guvernatorë demokratë e kanë kundërshtuar fuqimisht këtë veprim, duke thënë se është i panevojshëm dhe mund të përshkallëzojë
Sot, në ndërmarrjen publike “Pastrimi”, janë bërë disa kontrata të reja punësimi, në një kohë kur vendi ndodhet në prag të zgjedhjeve lokale. Burime të brendshme brenda kompanisë kanë konfirmuar për gazetën KFVA se punësimet po kryhen me qëllim politik, për të siguruar vota në favor të bashkëshortes së drejtorit të kompanisë, e cila
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka marrë një vendim anipse si qeveri në detyrë. Qeveria ka vendosur që t’i ndajë nga 100 euro për të gjithë studentët. Kjo u bë e ditur gjatë mbledhjes së sotme, përcjell KFVA. “Rritjen ekonomike e ndajmë me gjithë qytetarët. Në kuadër të kësaj, sot miratojmë vendimin për ndarjen nga
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njofton se mbrëmjen e së hënës ka nisur një operacion intensiv për kërkimin e Halim Ramadan Sopaj, i cili është raportuar i zhdukur më datë 05.10.2025 në fshatin Janiqishtë, Komuna e Malishevës. Në njoftim thuhet se ekipet janë në terren dhe po vazhdojnë kërkimet për të. “Ekipet tona