Ukraina me breshëri dronësh ndaj Rusisë, raketat Tomahawk në Kiev. Trump: E kam marrë vendimin

 

 

Kjo është raketa e fuqishme amerikane Tomahawk. Shumë shpejt mund ta ketë dhe ushtria e Ukrainës në arsenalin e saj, për ta përdorur kundër Rusisë.

Presidenti Donald Trump konfirmoi nga Zyra Ovale se e ka marrë tashmë vendimin, i cili me shumë gjasë do të zemërojë pa masë homologun e tij, Vladimir Putin.

“Kam marrë një vendim pak a shumë. Por, dua të di se çfarë do të bëjnë me to. Pra ku do t’i qëllojnë? Mendoj se do të më duhej ta bëja këtë pyetje. Ajo luftë nuk duhej të kishte filluar kurrë. Nuk do të kishte filluar kurrë, u përdor një gjykim i keq atje. Nga të dyja palët, meqë ra fjala, askush nuk duket mirë me luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Askush. Ka qenë shumë e tmerrshme, këtë javë ata humbën mbi 7 mijë ushtarë midis tyre”, tha Trump.

Putin ka paralajmëruar më herët se një vendim i Shteteve të Bashkuara për të furnizuar Ukrainën me raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi për sulme të thella në Rusi do të shkatërronte marrëdhënien e Moskës me Uashingtonin.

Megjithatë, në tokë dhe në qiell, lufta vazhdon me intensitet të lartë. Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se ka rrëzuar një rekord prej 184 dronësh të lëshuar nga Ukraina në rajone të ndryshme, veçanërisht në ato kufitarë si Kursk dhe Belgorod. Megjithatë, një prej tyre është rrëzuar edhe mbi qiellin e Moskës.

Nga ana tjetër, Rusia ka sulmuar me raketa dhe dronë disa zona të Ukrainës. Në Kharkiv raportohet që dëme të konsiderueshme materiale dhe zjarre të fuqishme që nisën pas bombardimeve.

Ndërkohë, qeveria e Ukrainës lëshon alarmin për rrezik të lartë nga sulmet ruse në zonën e centralit bërthamor të Zaporizhias. “Po rrezikohet një katastrofë bërthamore në shkallë kontinenti”, paralajmëroi ministri i jashtëm i Kievi.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…