by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një rast të dhunës në një nga kopshtet private të qytetit të Lipjanit.
Shaban Avdyli pretendon se mbesa e tij u sulmua nga ana e edukatorës Behare Gashi.
‘’Si dajë, jam i tronditur dhe shumë i lënduar për mbesën time.Sot në mëngjes në qerdhe , një mësuese Behare Gashi ka rrëzuar për tokë dhe ajo ka marrë lëndime serioze në fytyrë.Kjo nuk duhet t’i ndodhë asnjë fëmije’’, ka shkruar Avdyli.
Nga kopshti “Mama Kids Academy”, ku edhe ushtronte rolin e edukatores Behare Gashi, thanë se tashmë deklaratat janë dhënë në organet e rendit.
‘’Deklaratat i kemi dhënë në Polici, prokuroria është duke u marrë me këtë pjesë’’ kanë thënë fillmisht nga kopshti.
Më tutje nga kopshti janë shprehur se tashmë edukatorja Behare Gashi është suspenduar nga puna.
‘’Edukatorja më nuk është më pjesë e stafit tonë, për momentin e kemi pezulluar nga puna për shkak se me qenë sa ma transparentë me prindin e vajzës në fjalë’’ thonë nga ‘’MAMA KIDS ACADEMY’’ për Indeksonline.
‘’Ja kemi lënë komplet shtetit në dorë, nuk kemi ka me mshef’’ thuhet më tutje.
Lidhur me rastin janë deklaruar nga Policia e Kosovës.
“Dje rreth orës 15:00 në stacionin policor në Lipjan është iniciuar një rast lëndim trupor. Ankuesja dhe e dyshuara janë intervistuar. Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt përkitazi me udhëzimet e prokurorit të shtetit”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës.
Avokatja Brunilda Lika, e cila sot mori pjesë në homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, i vrarë dje në krye të detyrës në ambientet e Gjykatës së Apelit, u shpreh e tronditur nga ngjarja. Në një prononcim për mediat, Lika theksoi se ajo ishte brenda godinës së gjykatës në momentin e ngjarjes
Qeveria në detyrë ka ndarë rreth 1 milion euro për produktet ushqimore pë familjet në nevojë, raporton KFVA. “Propozimi i im është të miratohet 1 milion euro që do të jetë për pakot ushqimore në kuadër të masës 3.4 të pakos”, ka thënë Murati.
Genc Dugolli, djali i ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, është pranuar në pozitën e “ekspertit shqyrtues” në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). Në garën për këtë pozitë, ai është vlerësuar me 78.6 pikë nga komisioni përzgjedhës, duke u renditur i dyti, pas Valbona Iballit, e cila ka marrë 89.2 pikë. Organi Shqyrtues
Përderia Ministri i Financave në detyrë Hekuran Murati, mburret e rreh gjoks për dhurimin e 100 eurove si lëmoshë për studentët, ai u frikësua nga komentet që mund ti vijne, andaj edhe i ndali komentet në postimin ku e bëri njoftimin, shkruan Gazeta KFVA. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që ky