by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një edukatore e një çerdheje në Lipjan, dyshohet se i ka shkaktuar lëndime një vajze njëvjeçare.
Rastin fillimisht e ka bërë të ditur daja i vogëlushes, nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka postuar edhe fotografinë që tregon lëndimin e saj në zonën e qafës. Për të kuptuar më shumë rreth incidentit, Gazeta ka kontaktuar dajën e fëmijës.
Shaban Avdyli rrëfeu se kur nëna e vajzës ka shkuar për ta marrë nga çerdhja, ia ka vërejtur shenjat e thonjve në fytin e saj.
“Kjo është situata në fjalë: Ka shkuar nëna e vajzës për ta marrë vajzën nga çerdhja dhe e kanë vërejtur vajzën me shenja thonjsh në fyt. Dyshuam se edukatorja mund të kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vogëlushes njëvjeçare”, u shpreh Avdyli.
Avdyli shtoi se dyshimet e para i kishin tek edukatorja, ndaj edhe kanë vendosur që t’i shikojnë kamerat e sigurisë, nga ku sipas tij, vërtetuan atë për çka edhe dyshonin.
“Pas kësaj, e pamë në kamerat e sigurisë që edukatorja në fjalë e ka kapur për fyti, e ka përplasur në dysheme dhe e ka goditur me top”, tha daja i vogëlushes, derisa u shpreh se edukatorja e kishte pranuar fajin dhe kishte kërkuar falje.
“E ka pranuar dhe më thoshte kam gabuar, më fal”, shtoi Avdyli.
Ai bëri të ditur se në lidhje me këtë rast kanë bërë denoncim në polici, derisa njëvjeçaren e kanë dërguar në Emergjencën e Prishtinës për trajtim mjekësor.
Nga Policia kanë bërë të ditur se dje në stacionin policor në Lipjan është iniciuar një rast lëndim trupor, ku janë intervistuar ankuesja dhe e dyshuara.
Në bazë të konfirmimit të policisë, e dyshuara tashmë është e lirë.
“Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt përkitazi me udhëzimet e prokurorit të shtetit”, thuhet tutje në konfirmim.
Derisa nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, thanë se është iniciuar rasti ndaj të dyshuarës për “Lëndim të lehtë trupor”,
“Prokurori i shtetit ka iniciuar rastin ndaj të dyshuarës për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, në bazë të nenit 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
“Aktualisht, rasti është në trajtim dhe janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme hetimore nga ana e prokurorit të shtetit”, thuhet tutje në përgjigjen e Prokurorisë.
Media ka tentuar disa herë të kontaktojë edhe me çerdhen në të cilën dyshohet se ka ndodhur rasti, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.
Më poshtë fotografia që tregon lëndimin e njëvjeçares, e publikuar nga daja i saj në Facebook.
Kryetarja e sapozgjedhur e qytetit Herdecke në landin perëndimor të Gjermanisë, North Rhine-Westphalia, u gjet e plagosur rëndë në apartamentin e saj. Burime të sigurisë nga mediat gjermane, i thanë gazetarëve se Iris Stalzer, politikania e majtë social-demokrate kishte pësuar disa plagë mbi dyshimet se një burrë e theri 13 herë me thikë
Shkencëtarët me seli në Shtetet e Bashkuara, John Clarke, Michel Devoret dhe John Martinis kanë fituar Çmimin Nobel për Fizikë për shkak të “eksperimenteve që zbuluan fizikën kuantike në veprim”, duke hapur rrugë për zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të teknologjive digjitale. “Jam i befasuar. Sigurisht kurrë nuk më ka shkuar ndër mend
Kjo është raketa e fuqishme amerikane Tomahawk. Shumë shpejt mund ta ketë dhe ushtria e Ukrainës në arsenalin e saj, për ta përdorur kundër Rusisë. Presidenti Donald Trump konfirmoi nga Zyra Ovale se e ka marrë tashmë vendimin, i cili me shumë gjasë do të zemërojë pa masë homologun e tij, Vladimir Putin.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu i kushtoi e nënvizoi shumë faktin që presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti “gjetën kohë” për të qenë të pranishëm në një ceremoni sot në UP, ku u nderuan me çmimi “Alumni Nderi i Universitetit të Prishtinës”. Ai tha se prezenca e tyre në