by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Sot, në ndërmarrjen publike “Pastrimi”, janë bërë disa kontrata të reja punësimi, në një kohë kur vendi ndodhet në prag të zgjedhjeve lokale.
Burime të brendshme brenda kompanisë kanë konfirmuar për gazetën KFVA se punësimet po kryhen me qëllim politik, për të siguruar vota në favor të bashkëshortes së drejtorit të kompanisë, e cila është kandidate në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Sipas informacioneve që posedon Gazeta KFVA, në oborrin e kompanisë “Pastrimi” sot janë parë persona duke nënshkruar kontrata pune, të cilat, sipas burimeve, janë inicuar si pjesë e një marrëveshjeje të heshtur për mbështetje elektorale.
Kjo situatë, sipas burimeve të afërta me kompaninë, shpjegon pse PDK, edhe pas shkëputjes së koalicionit me LDK-në, ka vazhduar të mbajë kontrollin mbi këtë ndërmarrje publike, duke e shfrytëzuar në periudha zgjedhore për qëllime partiake.
Gazeta KFVA posedon fotografi nga oborri i kompanisë, ku shihen persona duke nënshkruar kontratat e punësimit.
Deri në publikimin e këtij artikulli, as Kompania “Pastrimi” dhe as drejtori i saj nuk kanë dhënë ndonjë qëndrim zyrtar lidhur me pretendimet për punësime në kohë fushate.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu i kushtoi e nënvizoi shumë faktin që presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti “gjetën kohë” për të qenë të pranishëm në një ceremoni sot në UP, ku u nderuan me çmimi “Alumni Nderi i Universitetit të Prishtinës”. Ai tha se prezenca e tyre në
Sebastien Lecornu është përsëri zgjedhja e Emmanuel Macronit për të formuar qeverinë e re të Francës. Edhe pse të hënën paradite pranoi dorëheqjen e tij si kryeministër pa mbajtur as mbledhjen e parë të kabinetit dhe vetëm një muaj pasi ishte emëruar, duke vendosur një rekord historik për vendin, presidenti francez vendosi ta
Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka pranuar çmimin Alumni i Nderit të Universitetit të Prishtinës. Çmimin asaj ia dorëzoi rektori i UP-së. Osmani e cilësoi se ‘’ka diçka thellësisht të bukur’’ kur një studente rikthehet në universitetin e vet. ‘‘Ka diçka thellësisht të bukur në rikthimin e nj ish studenteteje në universitetin e
Avokatja Brunilda Lika, e cila sot mori pjesë në homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, i vrarë dje në krye të detyrës në ambientet e Gjykatës së Apelit, u shpreh e tronditur nga ngjarja. Në një prononcim për mediat, Lika theksoi se ajo ishte brenda godinës së gjykatës në momentin e ngjarjes