Pas Danimarkës, edhe Belgjika synon të dërgojë të burgosurit në Kosovë: Dy ministre belge sot do të takohen me Osmanin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret sot në takim Ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden si dhe Ministren e Azilit dhe Migracionit, si dhe e Integrimit Social, Anneleen Van Bossuyt.

Ndryshe Ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, dhe ministrja për Azil dhe Migracion, Anneleen Van Bossuyt, nisën një vizitë tre-ditore diplomatike në Kosovë e Shqipëri. Vizita ka për qëllim diskutimin e trajtimit të mbipopullimit të burgjeve dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Për të lehtësuar mbipopullimin kronik të burgjeve belge, qeveria po shqyrton mundësinë e marrjes me qira ose ndërtimit të një burgu jashtë vendit për personat e dënuar që nuk janë rezidentë në Belgjikë. Gjatë vizitës në Shqipëri dhe Kosovë, ministrat do të zhvillojnë bisedime eksploruese për këtë ide, raporton Belga News Agency.

Vizita përfshin edhe diskutime mbi një letër qëllimi për ndarjen e aseteve, e cila do të lejonte që një pjesë e të ardhurave kriminale të konfiskuara në Shqipëri ose Kosovë si rezultat i hetimeve të udhëhequra nga Belgjika, të kthehen në thesarin belg.

Në Kosovë, delegacioni do të diskutojë gjithashtu një traktat dypalësh për ndihmë të ndërsjellë ligjore, me synim forcimin e bashkëpunimit afatgjatë gjyqësor.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…