Osmani pret në takim dy ministret e qeverisë belge

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden, si dhe Ministren e Azilit, Migracionit dhe Integrimit Social, Anneleen Van Bossuyt.

Takimi është zhvilluar në objektin e Presidencës, ku mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.

Ndërkaq, mbrëmë Osmani ka pritur në takim Ministren Federale të Austrisë për Evropë, Integrim dhe Familje, Claudia Plakolm, si dhe Sekretaren Shtetërore për Çështjet Evropiane, të Drejtën Ndërkombëtare, Mbrojtjen e Interesave dhe Diplomacinë Ekonomike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Neva Grashiq.

 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…