“Nuk tregojnë motive politike …”, plagosja e zyrtarit të BDI në Kumanovë, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria jep detajet

 

 

Nga të shtënat me armë zjarri sot në Kumanovë është plagosur Dr. Zekirija Shaini, zyrtar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe bartës i listës së këshilltarëve të koalicionit të Aleancës në komunën e Likovës.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Brendshme (MPB) Ngjarja ka ndodhur para ndërtesës së Komunës së Kumanovës, ku sipas informacioneve fillestare, persona të panjohur kanë shtënë me kallashnikov në drejtim të makinës së Shainit. Si pasojë, ai ka pësuar plagë në këmbë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 13:54 minuta në Kumanovë, dy persona të panjohur kanë shtënë me armë në veturën e personit Z.Sh nga fshati Sllupçan, i punësuar në Klinikën e Pulmologjisë. Me ndihmën e parë është dërguar në Spitalin e Qytetit”, njoftuan nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit. Ndërkohë, Prokuroria Publike e Kumanovës ka konfirmuar se dy prokurorë publikë ndodhen në vendngjarje për të mbledhur gjurmë dhe prova materiale.

“Lidhur me incidentin në Kumanovë, dy prokurorë publikë nga Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës kanë shkuar në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprime hetimore. Indikacionet fillestare nuk tregojnë motive politike pas incidentit të armatosur, por po verifikohen të gjitha rrethanat”, thuhet në reagimin e prokurorisë.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa autorët e sulmit janë ende në arrati./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…