• Sat. Nov 22nd, 2025

‘Ministër i 5 centëve’ Hekuran Murati i ndal komentet në njoftimin për 100 eurot e studentëve

Oct 7, 2025

 

 

Përderia Ministri i Financave në detyrë Hekuran Murati, mburret e rreh gjoks për dhurimin e 100 eurove si lëmoshë për studentët, ai u frikësua nga komentet që mund ti vijne, andaj edhe i ndali komentet në postimin ku e bëri njoftimin, shkruan Gazeta KFVA.


Megjithatë kjo nuk është hera e parë që ky vendos ta bëj këtë pasi edhe herë të tjera kur nuk i ka konvenuar e ka përdorur një praktikë të tillë.

Duke u bazuar në postet e kaluara të Muratt nuk janë të pakta sharjet dhe ofendimet që i bëhen atij, ku në një postim një komentues e quan Muratin “ministër i 5 centve”

 

 

Ndëkraq, Qeveria në detyrë të martën ka marrë vendim që të gjithë studentëve të ju dhuroj nga 100 euro, vendim ky i marrë vetëm 5 ditë para zgjedhjeve lokale, dhe në kohën kur gjykata kushtetuese kishte vendosur që të gjitha vendimet e qeverisë në detyrë janë antiligjore për shkak se akoma nuk është formuar Qeveria e re.