by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para medieve pas përfundimit të samitit të Bërdo-Brijunit këtë të hënë (6 tetor) në Durrës, ka mbështetur progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Osmani deklaroi se gjatë procesit të samitit ajo kërkoi mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, si dy vende anëtare në BE, që të rrisin më shumë mbështetjen e të jenë zëri i Kosovës në institucionet evropiane. Osmani shprehu rezervat e saj mbi sanksionet e Brukselit ndaj Kosovës, për të cilat theksoi se askush prej shteteve anëtare nuk jep arsye të forta se përse vijojnë të mbeten në fuqi.
“… linjëzimi 100% me politikën e jashtme dhe sigurisë me BE. Fatkeqësisht përkundër këtyre reformave, Kosova akoma mbetet nën sanksionet e BE për të cilat askush nga shtetet anëtare nuk është i gatshëm të japë arsye pse janë ende në fuqi, edhe pse kushtet e vendosura në Marrëveshjen e Bratislavës janë plotësuar, edhe pse aplikacioni ynë për anëtarësim është dorëzuar që në 2022-in. Deri tani për shkak të disa shteteve anëtare nuk është mandatuar Komisioni Evropian për t’u marrë me çështjen e statusit kandidat për Kosovën. Kjo na sjell te konkluzioni se procesi nuk është i bazuar në merita, por ka zhvillime politike që shtetet anëtare ndonjëherë i marrin parasysh për të përkrahur një shtet apo jo. Po të ishte i bazuar në merita, Kosova, si reformatorja numër 1 jo vetëm në këtë rajon, do të ecte shumë përpara dhe do ishim shumë afër anëtarësimit. Zhvillimet politike në disa shtete anëtare po e bllokojnë këtë”, deklaroi Osmani.
Presidentja u ndal më tej edhe te fjala e mbajtur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq në samit, duke e akuzuar atë për ofendime dhe tentativa për pengimin e procesit të samitit.
“Vuçiqi i Serbisë iu drejtua samiti me ofendime dhe arrogancë me tentimin për të prishur takimin, por arritëm të miratojmë Deklaratën e Përbashkët me unanimitet. Për çdo propagandë që Vuçiqëi synonte të prezantonte para pjesëmarrësve, ne si Republikë e Kosovës kishim argumentet tona të fuqishme në anën së drejtës, të mbështetur edhe nga e drejta ndërkombëtare. Si Kosovë jemi pro bashkëpunimit rajonal dhe do mbrojmë interesin tonë shtetëror, integritetin dhe sovranitetin tonë”, tha Osmani.
Nga ana e tij, presidenti Vuçiq ndërsa nënvizoi disa prej mosmarrëveshjeve që pati me presidenten Osmani gjatë samitit, deklaroi se rruga evropiane është një rrugë strategjike për rajonin.
“Këtu nuk ka vende. Përdoren vetëm emra. Kështu që kjo është një trashëgimi e mirë e këtij procesi. Kam thënë dhe kam folur për një lloj hipokrizie, standarde të dyfishta, ku secili prej nesh në fakt përpiqet të marrë diçka në kurriz të dikujt tjetër. Kemi pak qasje të përbashkët për zgjidhjen e problemeve në Ballkanin Perëndimor”, tha Vuçiç në një deklaratë për gazetarët.
Dëshmitari Naim Sadiku i cili ka qenë pronar i dyqanit ku kishte shkuar Naim Murseli pas ngjarjes kritike, tha se i akuzuari i kishte thënë që e kanë plaçkitur dhe se bashkëshortja e tij kishte mbetur në veturë. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së
Donald Trump, ndryshe nga shumë paraardhës të tij, njihet për faktin se nuk ka konsumuar kurrë alkool në jetën e tij. Ai dikur zbuloi se pas këtij vendimi fshihej një histori tragjike familjare. Vitin e kaluar, në podcast-in “This Past Weekend” të Theo Von, prezantuesi theksoi abstinencën e tij. “Vura re se nuk
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, më pak se një ditë pasi u zbulua kabineti i tij, shkruan BBC. “Kushtet nuk u përmbushën që unë të vazhdoja si kryeministër”, tha Lecornu të hënën në mëngjes dhe kritikoi mungesën e gatishmërisë së partive politike për të arritur kompromise. Pallati Elize e bëri
Termokosi ka bërë të ditur se janë në përfundim të përgatitjeve për fillimin e furnizimit me ngrohje për të gjithë konsumatorët. Zëdhënësja Afërdita Uka ka bërë të ditur për Kohën se ndërmarrja është e gatshme të fillojë furnizimin me ngrohje para afatit ligjor të zakonshëm për fillimin e zezonit të 2025-2026. “Janë në