by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, në konferencë për media tha se Ballkani Perëndimor duhet të jetë në Bashkimin Evropian, sepse siguria dhe paqja në Evropë, sipas saj, do të jenë në rrezik nëse nuk ia dalin kësaj.
Presidentja sllovene tha se shteti që ajo drejton do të vazhdojë të jetë promovuese e kësaj çështjeje.
“Unë jam një ithtarë e Bashkimit Evropian dhe besoj fort se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së, jo vetëm për të mirën e tyre, por edh për të mirën tonë, sepse siguria dhe paqja në do të jenë në rrezik nëse nuk ia dalim me sukses kësaj gjëje. Marta Kos po punon shumë fort dhe besoj që 27 vendet anëtare do të njohin nevojën për të përshpejtuar procesin, dhe kësisoj Sllovenia do të vazhdojë të jetë promovuese. Ne themi që duhet dy për të hedhur një valle, megjithatë, kemi vende që e mbështesin këtë shumicë të cilësuar, por në fund të fundit na duhen 27 të tilla, por nuk mund të themi se projekti evropian po vdes. BE-ja u ngrit si një projekt paqeje e kjo për mua është pjesa më e rëndësishme sepse të jesh së bashku do të thotë të kesh paqe, siguri e mbi të gjitha, Sllovenia e Kroacia janë shembuj të kësaj, do të thotë përparim. Dhe e di çfarë rrezikojmë nëse nuk kemi vullnetin e duhur të përshpejtojmë procesin. Unë do të vazhdoj të bëjë këto përpjekje”, tha ajo.
Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin për krime lufte ndaj të akuzuarit Shaqir Lutvija, është bërë administrimi i provave materiale. Prokurori special, Ilir Morina, i propozoi Gjykatës që në përputhje me dispozitat ligjore të administrohen provat, të propozuara sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Një instalim laseri është vendosur pranë aeroportit të Mynihut për të mbrojtur aeroportin gjerman nga çdo pamje tjetër e dronëve, sipas mediave gjermane. Gazeta gjermane Bild citon burime anonime të sigurisë se pajisjet me laser do t’u lejojnë autoriteteve të gjejnë distancën e dronit nga aeroporti.Bëhet e ditur se ky lajm vjen pasi
Zyrtarët doganorë në Pikëkalimin Kufitar në Vermicë kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar. Gjatë deklarimit, drejtuesi i automjetit ka pohuar se nuk ka mallra për të deklaruar, përcjell KFVA. Megjithatë, pas ekzaminimit të automjetit, në ulëset e pasme dhe në bagazh është zbuluar mall i padeklaruar me natyrë tregtare, për të
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një prononcim për media pas Samitit të Brdo-Brionit në Durrës, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka tentuar ta prishë takimin, duke u drejtuar me arrogancë e fyerje. “Si në takimet tjera të Brdo-Brionit, ndoshta në një dozë më të madhe, Vuçiqi i Serbisë iu drejtua