Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të martën përfundon afati për aplikimin online për akreditimin e vëzhguesve të mediave vendore dhe ndërkombëtare për monitorimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale.
Afati për dorëzimin e kërkesave online për akreditimin e akreditimin e vëzhguesve të meidave vendore dhe ndërkombëtare, i cili ka filluar më 1 korrik, do të përmbyllet më 7 tetor 2025.
Si bëhet aplikimi për akreditim?
Hapi i parë: Përfaqësuesi i autorizuar i organizatës duhet të plotësojë të dhënat e kërkuara në platformën online: https://apliko.kqz-ks.org
Në platformën elektronike online https://apliko.kqz-ks.org është ngarkuar video që shpjegon të gjithë hapat e aplikimit.
Informacione shtesë:
• Për më shumë informacione dhe sqarime, mund të kontaktoni Zyrën përmes e-mailit në adresën: zyra.kqz@kqz-ks.org, apo përmes telefonit në numrin +383 38 200 81 010. Zyra është e qasshme nga ora 08:00 deri në orën 16:00.
• Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kenë të drejtë të vëzhgojnë Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale, si dhe aktivitetet tjera që do të zhvillohen në 38 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
