by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Zyrtarët doganorë në Pikëkalimin Kufitar në Vermicë kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar.
Gjatë deklarimit, drejtuesi i automjetit ka pohuar se nuk ka mallra për të deklaruar, përcjell KFVA.
Megjithatë, pas ekzaminimit të automjetit, në ulëset e pasme dhe në bagazh është zbuluar mall i padeklaruar me natyrë tregtare, për të cilin nuk ishte paraqitur as faturë as dokumentacion përcjellës. Konkretisht:- Suplement ushqimor – rreth 600 pako me gjithsej mbi 7,500 copë;
Vlera e përgjithshme e mallrave të padeklaruara është vlerësuar në 5,554.00 euro, ndërsa shmangia e detyrimeve doganore arrin në 1,655.34 euro.
Ndaj palës është inicuar procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të nenit 253 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK), ndërsa mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse.Dogana e Kosovës rikujton qytetarët se mosdeklarimi i mallrave përbën shkelje të legjislacionit doganor, dhe ndaj rasteve të tilla ndërmerren masa ligjore në përputhje me dispozitat në fuqi.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para medieve pas përfundimit të samitit të Bërdo-Brijunit këtë të hënë (6 tetor) në Durrës, ka mbështetur progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Osmani deklaroi se gjatë procesit të samitit ajo kërkoi mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, si
Dëshmitari Naim Sadiku i cili ka qenë pronar i dyqanit ku kishte shkuar Naim Murseli pas ngjarjes kritike, tha se i akuzuari i kishte thënë që e kanë plaçkitur dhe se bashkëshortja e tij kishte mbetur në veturë. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së
Donald Trump, ndryshe nga shumë paraardhës të tij, njihet për faktin se nuk ka konsumuar kurrë alkool në jetën e tij. Ai dikur zbuloi se pas këtij vendimi fshihej një histori tragjike familjare. Vitin e kaluar, në podcast-in “This Past Weekend” të Theo Von, prezantuesi theksoi abstinencën e tij. “Vura re se nuk
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, më pak se një ditë pasi u zbulua kabineti i tij, shkruan BBC. “Kushtet nuk u përmbushën që unë të vazhdoja si kryeministër”, tha Lecornu të hënën në mëngjes dhe kritikoi mungesën e gatishmërisë së partive politike për të arritur kompromise. Pallati Elize e bëri