Alarmante: Mbi 400 aksidente në vetëm një javë në Kosovë, tre të vdekur

 

 

Brenda një dite në Kosovë ndodhin mesatarisht mbi 50 aksidente. Vetëm në shtatë ditët e fundit u shënuan qindra raste.

Kjo gjendje e sigurisë rrugore po vazhdon të mbetet shqetësuese.

Pas javës mes 22 dhe 28 shtatorit, ku vdiqën pesë persona në aksidente trafiku, edhe fillimi i tetorit ishte i zi në komunikacion. Plot 419 aksidente u regjistruan në vetëm shtatë ditë.

Tre prej tyre përfunduan tragjikisht me humbje jetësh.

Një 10-vjeçar vdiq në Novosellë të Kamenicës mbrëmjen e së dielës.

Të mërkurën pasdite, në Bërnjak të Rahovecit humbi jetën një person pasi u aksidentua me traktor.

Ndërsa më 29 shtator, këmbësori që ishte goditur nga vetura më 31 gusht të këtij viti nuk arriti të mbijetojë dhe vdiq.Në mesin e qindra aksidenteve, 158 ishin me persona të lënduar, ndërsa 258 ishin vetëm me dëme materiale.

Dita më e rëndë ishte ajo e 2 tetorit, ku për një ditë të vetme u shënuan 91 aksidente.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…