Zgjedhjet e 12 tetorit, KQZ nis trajnimin e komisionerëve

 

 

Në 38 komuna të Kosovës, mbi 15 mijë komisionerë kanë nisur trajnimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për tu përgatitur për procesin zgjedhor lokal të 12 tetorit.


KQZ-ja thotë se anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve po trajnohen për detyrat dhe përgjegjësitë e tyre gjatë procesit zgjedhor.

“Procedurat e votimit dhe numërimit në vendvotim; procedurat e Votimit të Personave me Nevoja të Veçanta dhe procedurat e votimit me kusht, janë çështjet thelbësore në të cilat do të përqendrohet programi trajnues”, thotë KQZ-ja.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, Këshilli i Vendvotimit është përgjegjës për sigurimin e integritetit, sigurisë dhe të qetësisë në procesin e votimit dhe numërimit në vendvotim nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve.

Sipas vendimit të KQZ-së, janë emëruar 14 mijë e 305, anëtarë të 2 mijë e571 vendvotimeve të rregullta dhe 54 vendvotimeve me kusht, ndërkaq 1 mijë e 200 anëtarë të tjerë do të jenë rezervë.

“Procesi zgjedhor në Republikën e Kosovës do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,625 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2,571 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 54 vendvotime, për të mundësuar votimin me kusht”,  ka  bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…