Zelensky: Sulm i egër rus ndaj civilëve, u godit një tren plot me pasagjerë (VIDEO)

 

 

Të paktën 30 persona u plagosën në një sulm me dron rus në një stacion hekurudhor në qytetin ukrainas të Shostka në rajonin Sumy, konfirmoi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, raporton Sky News .

Presidenti ukrainas postoi në rrjetin social X pamje nga sulmi dhe e quajti atë ‘sulm të egër’.

“Sulm i egër me dron rus në stacionin e trenit në Shostka, Sumy Oblast. Të gjitha shërbimet e emergjencës janë tashmë në vendngjarje dhe kanë filluar të ndihmojnë njerëzit. Të gjitha informacionet në lidhje me të plagosurit po verifikohen”, shkroi Zelensky. 

“Deri më tani, dimë të paktën 30 viktima. Raportet paraprake tregojnë se si stafi ashtu edhe pasagjerët ishin në vendin e sulmit. Rusët nuk mund të mos e dinin se po synonin civilët. Ky është terrorizëm që bota nuk ka të drejtë ta injorojë”, vijoi tutje Zelensky.

Pamjet si më poshtë:

 

 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…