Qytetarët ankohen se kanë mbetur pa rrymë për ditë të tëra, KEDS-i thotë se ekipet po punojnë në terren

 

 

Shumë banorë nëpër fshatra e qytete të Kosovës po përballen me mungesë të energjisë elektrike, që nga dita e premte kur veç filluan reshjet e borës.

Sipas zëdhënësit të KEDS, Lulzim Krasniqi, kjo situatë erdhi si pasojë e dëmeve që këto të reshura i shkaktuan në rrjetin elektrik.

Ai bëri të ditur se ekipet shtesë të mirëmbajtjes janë tashmë në terren dhe se energjia elektrike do t’u kthehet konsumatorëve brenda një afati optimal.

“Janë duke punuar në terren, përgjatë tërë ditës së djeshme prej kur kanë filluar reshjet e borës janë shkaktuar disa dëme në rrjetin elektrik shpërndarës, sidomos në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, ku ekipe shtesë të mirëmbajtjes i janë bashkuar këtyre ekipeve në mënyrë që t’i sanojnë dëmet. E mira është që ekipet janë në terren, brenda një afati sa më optimal furnizimi do t’u kthehet të gjithëve”, tha Krasniqi për Klankosov.tv

Ndryshe, një numër i madh ankesash janë pranuar nga qytetarët se kanë mungesë të energjisë elektrike.

Pa rrymë tash e 35 orë thuhet se është Godanci i Shtimes; për më shumë se 24 orë nuk kanë energji elektrike edhe disa fshatra të Lipjanit, si Shalë e Baincë.

Derisa, banorët e fshatit Bare të Mitrovicës  thanë se janë pa rrymë tash e dy ditë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…