Edi Rama zbulon arsyen pse u takua me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez

 

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll.

Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën.


Rama tani ka reaguar përmes rrjetit të tij social Facebook, ku ka treguar edhe për arsyen që çoi deri tek takimi me Perez.

“I privilegjuar nga mikpritja e Presidentit legjendar të Real Madridit, Florentino Perez, në Stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku folëm për sjelljen në Shqipëri të shkollës së futbollit dhe Universitetit të Sporteve që janë krijuar e mbështeten nga Fondacioni i klubit prestigjioz spanjoll”, ka shkruar Rama./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…