Bekë Berisha thyen rekordin e shikueshmërisë në RTV Dukagjin

 

 

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”.

Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca e tij solli një interesim të jashtëzakonshëm të publikut, duke e bërë këtë debat më të ndjekurin deri më sot në këtë cikël zgjedhor.

Sipas të dhënave të shikueshmërisë, Bekë Berisha arriti të tejkalojë çdo rekord të mëparshëm, duke lënë pas debatet e zhvilluara me kandidatët tjerë si Uran Ismaili, Përparim Rama dhe Hajrullah Çeku.

Ky interes i lartë i publikut është një tregues i qartë se gara për Prishtinën ka marrë një dimension të ri, ku Bekë Berisha po dëshmohet si një prej kandidatëve më të përfolur dhe më të ndjekur nga qytetarët.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…