Zbulohet personi që e vrau me thikë shokun e tij në Shqipëri

 

Personi që dyshohet se ka vrarë me thikë 40-vjeçarin Hajdar Ismajlgeci, në zonën e Babrrusë, në Tiranë është Arlind Demushi, 38 vjeç.

Policia njofton se autori me origjinë nga Tropoja u kap në një banesë në qytetin e Durrësit, ndërsa në momentin e arrestimit iu gjet një çantë me rrobat që kishte veshur gjatë kryerjes së krimit.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa sipas burimeve nga grupi hetimor, të dy personat kanë qenë nën efektin e alkoolit, raporton Euronews.al, transmeton KFVA,

Nga burime policore thuhet se autori, 38-vjeçari Arlind Demushi, dhe viktima, 40-vjeçari Hajdar Ismajlgeci, ishin miq me njëri-tjetrin.

Viktima Hajdar Ismajlgeci kishte 10 ditë që rrinte në banesën e mikut të tij, Arlind Demushi, i cili prej 10 vitesh jeton në Tiranë, në zonën e Babrrusë

  • Shkrime të ngjashme

    Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

    Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit, raporton Kosova Free Voice Agency. Kështu merr vesh Periskopi përmes burimeve , por nuk dihet arsyeja. Ndërsa ,Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht…

    NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

    NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim,…