Vrasja e dyfishtë në Kolovicë, njëri i akuzuar deklarohet i pafajshëm – tre të tjerë në arrati

 

 

Në gjykimin ndaj Naim dhe Ahmet Berishës, Kaltrim Gashi dhe Lum Halimaj, ky i fundit u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzat për vrasjen e dyfishtë në Kolovicë të Prishtinës.

“Nuk e pranoj fajësinë për veprat penale për të cilat po akuzohem”, thuhet të ketë deklaruar Halimaj sipas procesverbalit të shqyrtimit fillestar.

Gjykimi u mbajt në mungesë ndaj të akuzuarve Naim dhe Ahmet Berisha, si dhe Kaltrim Gashi, pasi që të njëjtit ndodhen në arrati.

Gjykatësja e rastit, Altn Murseli, ka njoftuar mbrojtësin e Naimit, avokatin Naim Rudari; Ahmetit, avokatin Xhemajl Ademaj dhe Hivzi Bajraktarin; Kaltrimit, avokatin Naser Sopjani; si dhe mbrojtësin e Halimajt, avokatin Fanol Krasniqi, për të drejtën e kundërshtimit të provave dhe paraqitjes së kërkesës për hudhjen e aktakuzës brenda 30 ditësh.

Në seancë ka qenë prezent, sipas procesverbalit, përfaqësuesja e palës së dëmtuar, avokatja Linditia Keqekolla-Gsahi, dhe e dëmtuara Elmendina Mavriqi. Nuk kanë qenë prezent Qamil dhe Shkurte Gashi, ndërsa aktakuza është përfaqësuar nga prokurori Bashkim Zeqaj.

Sipas aktakuzës, palët e armatosura u përplasën për motive hakmarrjeje të lidhura me tregtinë e narkotikëve, duke shkaktuar edhe lëndime të tjera të rënda. Të pandehurit ngarkohen me veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, si dhe “Mbajtje të paautorizuar të armëve”. Naim dhe Ahmet Berisha, si dhe Kaltrim Gashi, ndodhen ende në arrati.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…