Tanke, helikopterë dhe anije në një skenar real lufte, Greqia shpalos forcën

 

 

Greqia ka mbyllur pas një jave intensive aktivitetesh ushtarake stërvitjen “Parmenion 25”, e cila nisi më 26 shtator nën drejtimin e Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë dhe u shtri në të gjithë territorin e fqinjit tonë jugor.

Në këtë stërvitje morën pjesë të gjitha kapacitetet dhe personeli i tre degëve të Forcave të Armatosura (Ushtria, Forca Ajrore dhe Marina) si dhe Komanda e Luftës Speciale (DEP), duke demonstruar nivel të lartë gatishmërie dhe bashkërendimi.

Një fokus i veçantë iu kushtua edhe vlerësimit të sistemit të alarmit të Mbrojtjes Civile. “Parmenion 25” tregoi qartë kapacitetet mbrojtëse të Greqisë, gatishmërinë e Forcave të Armatosura dhe aftësinë për të vepruar në mënyrë të koordinuar në skenarë kompleksë, në një kohë kur vendet e NATO-s po përjetojnë shqetësimin e sulmeve hibride ruse.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…